​Ia merr me dhunë koleges ditarin, Policia në kërkim të tij
Sharr Travel

​Ia merr me dhunë koleges ditarin, Policia në kërkim të tij

Policia në Vushtrri njofton se dje rreth orës 8 të mëngjesit një mësimdhënëse në një shkollë fillore ka informuar se derisa ishte duke mbajtur orë mësimi, kolegu i saj, tashmë i dyshuari ka hyrë në klasë duke bërtitur dhe më pas me forcë ka marr ditarin e klasës.

 I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga Policia.