12:20 / 10.12.2019
U gjendet drogë, një turk dhe një shqiptar arrestohen në Park të qytetit
Policia e Kosovës dje gjatë ditës ka arrestuar dy persona, një shqiptar dhe një turk pasi që gjatë kontrollimit u janë gjetur paketime të vogla me peshë rreth 9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Arrestimi është bërë në Parkun e Qytetit ku me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.























