​Vjedh telefonin nga një femër, dënohet me tri vjet burg dhe 500 euro gjobë
Sharr Travel

​Vjedh telefonin nga një femër, dënohet me tri vjet burg dhe 500 euro gjobë

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni për Çështje Penale ka dënuar sot me tri vjet heqje lirie të akuzuarin G.B. për veprën penale vjedhje.

I akuzuari G.B. është shpallur fajtor dhe është dënuar edhe me  gjobë në shumën prej 500 euro.

Në këtë dënim të akuzuarit i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 12.11.2019 e tutje. Të akuzuarit G.B. i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

I akuzuari G.B. më datë 25.10.2019 në rrugën “Garibaldi” në afërsi të Hotelit “Grand” në Prishtinë, kishte vjedhur nga xhepi i D.M. telefonin e saj dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar kështu të dëmtuarës dëm material në vlerë 600 euro.

G.B. nga shkresat që posedon Gjykata njihet si recidivist, i cili më herët kishte qenë i dënuar për vepra të ndryshme penale.