Dy shqiptarë në Itali kapen me kokainë dhe para
Sharr Travel

Dy shqiptarë në Itali kapen me kokainë dhe para

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët kishin në zotërim 30 doza kokainë dhe dy mijë euro.

Pas kontrollit që dy shqiptarëve policia gjeti në çantë 10 gram lëndë narkotike, të paketuar dhe gati për shitje.

Edhe pse shqiptarët ishin të kujdesshëm që mos binin në sy, ata nuk i shpëtuan dot vigjilencës së karabinierëve, përcjell oranews.

Ata u arrestuan dhe u dërguan në  burgun "Di Lorenzo" në Agrigento, ku do të presin vendimin e gjykatës.