Kamenicë: Kërkoi t’ia djegë shtëpinë pasi pranoi një sms anonim
Sharr Travel

Kamenicë: Kërkoi t’ia djegë shtëpinë pasi pranoi një sms anonim

Në fshatin Koretin të Kamenicës, një person kishte shkuar tek shtëpia e një personi tjetër me një shishe benzinë dhe një shkop druri me qellim të ndezjes së shtëpisë së tij.

Policia e Kosovës njofton se kjo erdhi pasi i dyshuari kishte pranuar një sms nga një numër telefoni i panjohur rreth një problemi.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.