Thyhet banka TEB në Suharekë, katër të dyshuarit përdorën eksploziv
Sharr Travel

Thyhet banka TEB në Suharekë, katër të dyshuarit përdorën eksploziv

Në mëngjesin e kësaj të diele katër persona të maskuar kanë tentuar të plaçkisin filialën e bankës TEB në Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se sot rreth orës 3:45, në rrugën ”Brigada 123”, të dyshuarit përdorën eksploziv për të thyer derën hyrëse të bankës.

Sipas informatave nga TEB, të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin mjete nga banka.

Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes ndërsa personat që e kanë sulmuar bankën janë larguar në drejtim të panjohur.