​KEK jep detaje, i sulmuari është zyrtarë i ndërmarrjes Kosova Thëngjilli
Sharr Travel

​KEK jep detaje, i sulmuari është zyrtarë i ndërmarrjes Kosova Thëngjilli

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është sulmuar një zyrtarë i ndërmarrjes Kosova Thëngjilli që merret me shitjen e thëngjillit që operon në hyrje të TC Kosova A.

Në lidhje me këtë ngjarje janë lajmëruar organet e rendit të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin, prandaj, ky sulm nuk kishte të bëjë me TC-Kosova A apo me punëtorë të KEK-ut.

Ndërkohë sipas policisë, dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve i kanë grabitur para të gatshme, dy telefona mobil dhe dy kartela të bankës një personi në Obiliq.

 Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.