11:55 / 17.12.2019
Dënohet me 19 vjet burgim shqiptari që vrau gruan në Angli
Fatos Xheta është dënuar me 19 vjet burgim.
Shqiptari kishte vrarë gruan e tij më 17 qershor në Oxford të Anglisë.
Ai e mbyti gruan e tij Safie Xheta, duke e goditur me thikë.
Gjykatësi e mori vendimin pasi iu deshtë vetëm 90 minuta për ta gjetur atë si fajtorë për veprën e kryer, transmeton Abc News përcjellë Klan Kosova.
Gjykata arriti në përfundimin se Xheta ishte xheloz për gruan e tij.
Kjo u vu re edhe në shënimet që i janë gjetur atij në banesë.
“Tradhtia shlyhet vetëm me vdekje”, është një prej shënimeve që është gjetur në shtëpinë e tij, shkruar në gjuhën shqipe.























