Hajnat vjedhin 1000 euro në një kafiteri në Prishtinë
BKT
Kronika

Hajnat vjedhin 1000 euro në një kafiteri në Prishtinë

Një person ka raportuar se në një kafiteri në rrugën “Musli Mulliqi” dy persona të maskuar i kanë grabitur 1000 euro.

Sipas njoftimit të Policisë ata ishin të armatosur, të cilët pas aktit janë larguar në këmbë në drejtim të rrugës ‘Dëshmorët e Kombit’.

“Rr. “Musli Mulliqi”, Prishtinë 18.12.2019-21:24. Ankuesi mashkull K-Shqiptar punëtor në një kafiteri, ka njoftuar se dy persona të panjohur të maskuar nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur 1000 euro dhe janë larguar në këmbë në drejtim të rrugës ‘Dëshmorët e Kombit’. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika