14:20 / 22.12.2019
Lëndohet pasi godet me veturë një shtyllë elektrike
Një aksident trafiku ka ndodhë në rrugën Prizren-Vermicë, deri sa ngasësi me veturën e tij ka goditur një shtyllë elektrike të rrugës duke e dëmtuar atë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar ngasësi i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar.























