Aksident në Istog, katër të lënduar
BKT
Kronika

Aksident në Istog, katër të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të fshatit Tomoc, rruga që shpie për në fshatin Kovragë të Istogut.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur katër persona.

Lajmin e ka konfirmuar Xhevat Ibra, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

“Një aksident ka ndodhur në rrugën që shpie për fshatin Kovragë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur katër persona të lënduar. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura. Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës”- tha Ibra.


MË SHUME NGA Kronika