10:43 / 27.12.2019
Burri rrah gruan në Suharekë, arrestohet
Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë një person i cili ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktima është dërguar në Emergjencë në Suharekë dhe e njëjta pas tretmanit mjekësor është liruar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.























