Të akuzuarit i vërtetohet dënimi më burgim
Gjykata e Apelit, e ke refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të akuzuarit A.M. dhe atë të prokurorisë, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 20.05.2019. Aktgjykimi në fjalë është vërtetuar.
A.M. është dënuar nga gjykata e shkallës së parë më 14 muaj burgim, për shkak se është gjetur fajtor për veprën penale shantazh.
Gjykata e Apelit vlerëson se aktgjykimi i atakuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë, ndërsa është aplikuar drejt edhe ligji penal.
Gjykata e Apelit në tersi i mbështet konkludimet e gjykatës së shkalles së parë, edhe sa i përket vendimit mbi dënim, për të cilin vlerëson se më të do të arrihet qëllimi i kërkuar me ligj.























