09:21 / 29.12.2019
Një i vrarë në Gjilan, dorasi dyshohet se është polic
Një rast i vrasjes ka ndodhur sot në mëngjes në Gjilan.
Incidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 4:50 në rrugën qarkore të Gjilanit.
Dorasi dyshohet të jetë një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, e ka konfirmuar rastin e vrasjes së një personi.
Gjithashtu, zëdhënësi tha se nuk dihen motivet e këtij rasti.
“I dyshuari është arrestuar”, tha zëdhënësi i Policisë.
Dorasi i dyshuar është pjesëtar i Policisë me detyrë në Prishtinë./kallxo.com























