Grabitje me maska, viktimës i marrin paratë dhe telefonin
BKT
Kronika

Grabitje me maska, viktimës i marrin paratë dhe telefonin

Policia ka raportuar për një grabitje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj mbrëmë rreth orës 20:30.

Viktima mashkull ka raportuar se 3 persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcenim të armës i kanë marrë një telefon Samsung si dhe 70 euro para të gatshme.

Të dyshuarit janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

Grabitje me maska, viktimës i marrin paratë dhe telefonin


MË SHUME NGA Kronika