Arrestohet në Tiranë, kërkohej në Itali për trafik droge
Është vënë në pranga një 35-vjeçar, i kërkuar nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Shtetasi shqiptar me iniciale XH. I (G. M)., 35 vjeç, banues në Tiranë, ishte i shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar ndërsa është arrestuar sot në zonën e Freskut në Tiranë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative lokalizuan dhe arrestuan të dyshuarin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Napolit, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./oranews/























