Kukës, vidhnin naftë me trailer, kapen në flagrancë
BKT
Kronika

Kukës, vidhnin naftë me trailer, kapen në flagrancë

Dy shtetas janë kapur në flagrancë duke vjedhur naftë në vendin e quajtur "Ura e Drinit të Zi", në Kukës.

Shtetasit me iniciale E.Sh.(D),  22 vjeç, banues në Domaj, Kukës dhe A.M., 21 vjeç, banues në Mohole, Kukës , “u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin për vjedhjen e naftës me 3 mjete trailer” informon policia e Kukësit.

Po në bashkëpunim me ta është zbuluar dhe shtetasi me iniciale Sh.S., 24  vjeç, banues në Kolosjan, Kukës i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale "Vjedhja, kryer në bashkëpunim"./oranews/


MË SHUME NGA Kronika