11:46 / 31.12.2019
Lushnjë, u hoq nga puna ish-shoferi i hedh granatën në zyrë kryebashkiakut
Heqja nga puna rreth 3 vite më parë si shofer i kryebashkiakut Fatos Tushe është pika kryesore e hetimit të policisë për motivimin e hedhjes së granatës në zyrën e Bashkisë Lushje nga Gëzim Saraçi.
Oranews raporton se bëhet fjalë për konflikte të vjetra mes Tushes dhe Saraçit.
Ky i fundit mëngjesin e sotëm është paraqitur në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes dhe hodhi një granatë dore në zyrën e tij.
Nga shpërthimi granatës u plagos Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu.























