Dyshohet se vrau veten, serbi vuante nga një sëmundje e rëndë
BKT
Kronika

Dyshohet se vrau veten, serbi vuante nga një sëmundje e rëndë

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur të dielën në Zubin Potok.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 08:20.

“Viktima mashkull K/Serb dyshohet se në shtëpinë e tij kishte bërë vetëvrasje me armë zjarri . Sipas informatave, viktima ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë relevante të policisë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika