I shkon për vizitë në shtëpi, 47-vjeçari qëllon mikun me pushkë
BKT
Kronika

I shkon për vizitë në shtëpi, 47-vjeçari qëllon mikun me pushkë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës në Shkodër ku ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve dhe kishte të shtëna me armë zjarri.

Gj. V., 47 vjeç, është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt mikut të tij, shtetasit me iniciale P. L..

GJ.V., në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V. pasi ishin miq me njëri-tjetrin.

Gjatë kontrollit në banesë iu gjeten dy pushkë pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë" dhe “Armëmbajtja pa leje”.


MË SHUME NGA Kronika