​Hajnat vjedhin në një shitore në Gllanasellë
BKT
Kronika

​Hajnat vjedhin në një shitore në Gllanasellë

Dy femra nga fshati Gllanasellë i Gllogovcit kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në një shitore, kanë hyrë tre persona të dyshuar, të maskuar dhe të veshur me rroba të zeza.

Njëri prej tyre nën kërcenim të armës së ftohtë (thikë) ka grabitur arkën me para kesh si dhe dy pako cigare dhe pastaj janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Kronika