10:32 / 08.01.2020
Arrestohet për drogë
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 30 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti ka ndodhur dje në rrugën e Kukësit, në Prishtinë, në ora 6:00, raporton Policia e Kosovës.























