​Kërcënon me thikë, dy të ndaluar
BKT
Kronika

​Kërcënon me thikë, dy të ndaluar

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë, pasi që pas një mosmarrëveshje njëri ka kanosur me thikë të dyshuarin tjetër.

Thika është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Aziz Zhilivoda”, në ora 16:40.


MË SHUME NGA Kronika