Ngjarje e rëndë në Paskuqan, kunati vret kunatën në sy të familjarëve
BKT
Kronika

Ngjarje e rëndë në Paskuqan, kunati vret kunatën në sy të familjarëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Paskuqan në afërsi të Tiranës, ku kunati ka vrarë me sende të forta kunatën.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 të mbrëmjes së kaluar, ku Erdet Çapoku e ka goditur duke e lënë të vdekur kunatën e tij Enkeleda Çapoku 30-vjeçe me shkop druri.

Mësohet se, 38-vjeçarja është vrarë në prezencën e familjarëve të saj, ndërkaq shkak i vrasjes dyshohet të kenë qenë konfliktet familjare.

Ndërkohë policia po punon për të kapur autorin e kësaj ngjarje.


MË SHUME NGA Kronika