10:30 / 10.01.2020
Rrahje dhe të shtëna armësh në Fushë Kosovë
Një person ka raportuar në Polici se dje rreth orës 18:00 në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar, ku njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.
Të dyshuarit gjenden në arrati ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante.























