13:14 / 12.01.2020
Përleshën fizikisht babë e djalë, arrestohen
Babë e djalë janë arrestuar në fshatin Saradran të Istogut, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes veti.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njeri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.























