11:10 / 13.01.2020
Rrahu të dashurën, arrestohet nga policia
Një burrë është arrestuar nga ana e policisë pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur të dashurën.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin Bardhosh në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.
Sipas raportit policor, i dyshuari kishte sulmuar të dashurën me të cilën ishte duke bashkëjetuar.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























