Gjykata vendos për “skifterin” shqiptar që kreu 51 grabitje në Gjermani
Sharr Travel

Gjykata vendos për “skifterin” shqiptar që kreu 51 grabitje në Gjermani

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka pranuar gjykim të shkurtuar për Gentian Durakun.

Duraku është pjesë e grupit kriminal që ka kryer 51 grabitje në Gjermani.

Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se Duraku ishte i pranishem në seancë.

Gentian Duraku është njëri prej 40 të pandehurve për grabitje, i njohur edhe si “skifter”.

Ai është nën gjykim në Shqipëri, ndërsa shumë të tjerë janë nën gjykim në Gjermani për një seri grabitjesh që kapin shifrën e gati 500 mijë eurove.

Dy anëtarët e tjerët të grupit Elis Dalipaj dhe Mihal Xhaferraj janë dënuar në Gjermani.