08:53 / 15.01.2020
Arrestohet një femër, kanosi ish të dashurin e saj
Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është arrestuar pasi që ka kanosur ish të dashurin e saj.
Ajo është dërguar në mbajtje.
“Lipjan 14.01.2020-00:25. Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka kanosur ish të dashurin e saj. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.























