18:48 / 25.01.2020
Një shtyllë elektrike merr flakë në lagjen Muhaxherëve në Prishtinë
Një shtyllë elektronike është përfshirë nga zjarri para pak çastesh në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, me ç’rast banorët e kësaj pjese, konkretisht lagjja e Muhaxherëve ka mbetur pa rrymë.
Rastin për Gazetën Metro e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili tha se ky rast ka ndodhur në orës 17:43.
Tutje, Krasniqi ka shtuar se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkaq janë njoftuar edhe zjarrfikësit dhe zyrtarët e KEDS-it.
“Në ora 17:43, në rrugën “Gazmend Zajmi” është raportuar se një shtyllë elektronike është përfshirë nga zjarri. Policia ka shkuar në vend ngjarje. Janë njoftuar zjarrfikësit dhe zyrtarë të KEDS-it. Rryma në atë pjesë është ndalur, të lënduar nuk ka”, ka thënë Krasniqi.























