22:04 / 25.01.2020
Aksident i rëndë në Vushtrri: Këmbësori goditet nga vetura
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vushtrri, si pasojë e së cilit një këmbësor është goditur nga vetura.
Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha që si pasojë e lëndimeve të marra, këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Ky aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, në dalje të Vushtrrisë, rreth orës 18:00.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në dalje të Vushtrrisë. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara këmbësori është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Zahiti.























