10:45 / 27.01.2020
Arrestohet 52-vjeçari në Krujë, ishte shpallur në kërkim kombëtar
Një 52 vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar është ndaluar nga policia.
I arrestuari sipas policisë është A.T.,52 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2019 e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi”, raporton Top Channel.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.























