12:11 / 29.01.2020
Rrahje masive në Lipjan, arrestohen gjashtë persona
Një përleshje masive ka ndodhur dje në Lipjan.
Si rrjedhojë, Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona si të dyshuar lidhur me rastin.
Të njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.
Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.























