Vetura godet shtyllën elektrike, vdes një person
BKT
Kronika

Vetura godet shtyllën elektrike, vdes një person

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në Gjilan ka ndodhur një aksident në të cilin një person ka vdekur.

Sipas Policisë, ngasësi i veturës tashmë i dyshuar duke mos e e përshtatur shpejtësinë me kushtet dhe gjendjen e rrugës kishte humbur kontrollin mbi veturë  dhe ka goditur një shtyllë elektrike. 

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kishte pësuar pasagjeri që kishte qenë në veturë, i  cili pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën Emergjente në Gjilan është dërguar në QKUK në Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë.

I dyshuari ngasësi i veturës kishte pësuar lëndime i cili ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.


MË SHUME NGA Kronika