10:34 / 31.01.2020
Të enjten 20 aksidente trafiku, një prej tyre me fatalitet
Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 20 aksidente trafiku, një prej tyre ishte me fatalitet.
Siç njofton Policia e Kosovës, 5 aksidente tjera ishin me persona të lënduar, kurse për 14 aksidente tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.
Gjithashtu, të enjten policia ka shqiptuar 1 mijë e 220 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Në njoftimin e bërë nga policia po ashtu bëhet e ditur se janë arrestuar edhe 16 persona, 6 prej të tyre janë dërguar në mbajtje.
























