16:12 / 31.01.2020
Mitrovicë, 50-vjeçari i jep fund jetës duke u varur në litar
Në fshatin Broboniq të Mitrovicës, në një zonë malore, u gjet pa shenja jete një 50-vjeçar i varur në litar. Ngjarja është raportuar sot rreth orës 10:00.
Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë ka mbërritur edhe ekipi mjekësor, ku mjeku kishte konstatuar se viktima S.H. 50-vjeçar, ishte pa shenja jete.
Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rrethanave të rastit.























