10:15 / 05.02.2020
Vjedhje e rëndë në Podujevë
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Podujevës.
Podujevë 04.02.2020-21:30. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë vjedhur një pushkë gjuetie e cal. 16 mm, para të gatshme dhe stoli ari. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.























