Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy shtetas të huaj
BKT
Kronika

Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy shtetas të huaj

Policia ka arrestuar dy të dyshuar, një shtetas të Malit të Zi dhe një nga Bosnja e Hercegovina në Zubin Potok.

Arrestimi i tyre ka ndodhur si rezultat i kalimit ilegal të kufirit.

“ Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull Shtetas i Malit të Zi dhe një femër shtetase  e Bosnjës dhe Hercegovinës pasi që me veturën   e tyre,  përmes rrugëve alternative të fshatit Banjë të komunës së Zubin Potokut, kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika