Shkrumbohet stani në Vlorë, digjet gruaja që ishte brenda
BKT
Kronika

Shkrumbohet stani në Vlorë, digjet gruaja që ishte brenda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku si pasojë e një zjarri që ka rënë në një stan, ka humbur jetën një 80-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Gjormit”. Policia dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 13.02.2020, rreth orës 08:37, në vendin e quajtur “Ura e Gjormit” Vlorë, në një stan ka marrë flakë një kasolle dhe si pasojë dyshohet se është djegur 80 vjeçarja S.Z., e cila ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


MË SHUME NGA Kronika