Shpërthim eksplozivi në një biznes në Lezhë

Shpërthim eksplozivi në një biznes në Lezhë

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në fshatin Gocaj të Lezhës. Lënda eksplozive është vendosur në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Familja Malotaj pretendon se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk di arsyet e vendosjes së lëndës eksplozive në biznesin e tyre.

Lezhë/Informacion paraprak

Me datë 14.02.2020, në mesnatë, në fshatin Gocaj, Lezhë, në një dyqan ushqimor të shtetasit A.M., 49 vjeç, banues në Gocaj, Lezhë dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./TCH