
08:18 / 16.02.2020
Një femër gjuan me armë, shoqërohet në stacionin policor
Njësiti i hetimeve ka identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor të Gjakovës, të dyshuarën femër, pasi që e njëjta ka shtënë me armë zjarri ku shihet edhe në një video që ka siguruar policia.
Nga e njëjta është konfiskuar një pistoletë, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.