Në Burgun e Sigurisë së Lartë gjenden substanca narkotike

Në Burgun e Sigurisë së Lartë gjenden substanca narkotike

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar opinionin publik se mbrëmë rreth orës 21:35 në Burgun e Sigurisë së Lartë, zyrtari korrektues R.J me detyrë në Portën 0 është ndalur nga zyrtarët tjerë me detyrë në të njëjtin vend, të cilit i kanë gjetur substancë të dyshuar narkotike. 

R. J, i është bërë kontrolli trupor, ku në xhep i janë gjetur edhe  një paketim me 32 letra për mbështjellje të marihuanes. 

Lidhur me  rastin menjëherë janë njoftuar prokuroria dhe  policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, fillimisht Policia e Stacionit të Podujevës, e po ashtu edhe zyrtarë policor të Njësitit Antidrogë nga Regjioni i Prishtinës. 

Me urdhër të prokurorit, R.J është arrestuar dhe është dërguar në stacion për intervistim. 

Ndaj të njëjtit, SHKK  ka iniciuar procedurat  për pezullim nga vendi i  punës. 

Shërbimi Korrektues i Kosovës është i fokusuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës dhe substancave narkotike, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe korrupsioni.