09:17 / 20.02.2020
Vlorë, policia prangos në flagrancë 2 persona
Prangoset një person nga policia e Vlorës.
J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë, ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Për këtë vepër penale Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e kishte dënuar me 2 vite e gjysmë burgim.
Po ashtu, policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin K.K., 38 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas u arrestua në lagjen "Bashkimi", pasi u kap në flagrancë duke vjedhur pjesë shinash të linjës hekurudhore të Ish-Stacionit të Trenit, Vlorë./oranews/























