12:20 / 20.02.2020
E shfrytëzoi djalin e tij si lypsar, arrestohet një person në Ferizaj
Policia ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi ka ka shfrytëzuar djalin e tij për të kërkuar lëmoshë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull/K, pasi që i njëjti dyshohet se ka shfrytëzuar të birin e tij /K për të kërkuar lëmoshë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.























