Hyrje në sistemin kompjuterik, tre të arrestuar

Hyrje në sistemin kompjuterik, tre të arrestuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar-Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike më 20.02.2020 ka zbatuar urdhëresën për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore, me këtë rast është kryer kontrolli i shtëpive dhe objekteve përcjellëse të tre të dyshuarve.

Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar pajisje të ndryshme dhe një veturë, ndërsa po ashtu ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer në vazhdimësi veprat e cekura më lart me qëllim të përfitimit personal

“Hyrje në sistemin kompjuterik. Prishtinë – Gjakovë 20.02.2020 – 10:20. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike me datën 20.02.2020 ka zbatuar urdhëresën për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore me këtë rast është kryer kontrolli i shtëpive dhe objekteve përcjellëse të tre të dyshuarve meshkuj/K. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar pajisje të ndryshme dhe një veturë. Po ashtu ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer në vazhdimësi veprat e cekura më lart me qëllim të përfitimit personal. Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.