Një i arrestuar për dhunë psikike ndaj bashkëshortes

Një i arrestuar për dhunë psikike ndaj bashkëshortes

Policia e Kosovës pasditen e së enjtes ka arrestuar një person në Pejë, i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur edhe një pistoletë me fishekë, të cilën e ka konfiskuar.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër/K. Gjatë kontrollimit të shtëpisë i është gjetur edhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.