11:50 / 24.02.2020
U ofroi ryshfet policëve, arrestohet i dyshuari në Pejë
Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti u ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi që i njëjti u ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në raportin e policisë.























