11:33 / 28.02.2020
Katër persona të dehur rrahin viktimën në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Dje rreth orës 3 të mëngjesit katër persona të dehur sulmuan një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.
Policia e Kosovës ka treguar se katër të dyshuar të gjinisë mashkullore, në gjendje të dehur e kanë sulmuar viktimën të po ashtu gjinisë mashkullore.
Të njëjtit ata i kanë shkaktuar lëndime trupore, për çka ai ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.























