14:27 / 29.02.2020
Gjendet marihuanë në Burgun e Dubravës
Drejtoria e burgut të Dubravës, ka informuar Policinë e Kosovës se gjatë kontrollimit të hapësirave të pavijoneve është gjetur dhe konfiskuar sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 0.5 gram.
Rasti është duke u hetuar. Kurse, në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar i dyshuari, pasi që gjatë kontrollimit të tij i është gjetur dhe konfiskuar sasi e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 0.6 gram.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.























