10:41 / 02.03.2020
Një serb i dehur sulmon fizikisht babanë, arrestohet nga policia
Në Uglar të Graçanicës është arrestuar një serb pasi që ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se serbi sulmin ndaj babait e kreu nën ndikimin e alkoolit, teksa viktimës iu deshtë ndihma mjekësore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb i cili pas një mosmarrëveshje nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull K/Serb i cili si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.























